11:10 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Serbët dalin për ta pritur Cërvena Zvezdën, Policia e Kosovës, do t’i kthejë mbrapa futbollistët!

Federata e Futbollist të Kosovës (FFK) nuk dhënë dritën jeshile që klubi i njohur serb, Crvena Zvezda të zhvillojë një ndeshje futbollistike me “Trepçën”, klub i serbëve të veriut.

Ndonëse këta të fundit kanë marrë leje nga FIFA për zhvillimin e kësaj ndeshje, të njëjtën nuk e kanë marrë nga autoritetet e sigurisë në Kosovë.

Mësohet se forca të shumta të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në kufirin në Jarinjë për të ndaluar hyrjen e ekipit serb në vendin tonë.

“Si klub, të hënën, i jemi drejtuar Shërbimit Policor të Kosovës duke kërkuar që ata të sigurojnë një ndeshje në Stadiumin Trepça. Kjo është e vetmja gjë që është zyrtare dhe ne nuk kemi marrë përgjigje për atë kërkesë”, tha drejtori i klubit të futbollit FK Trepca, Bojan Jaksic.

Ndryshe, kjo ndeshje, e vlefshme për kupën e Serbisë, është parashikuar të zhvillohet ora 14:00 në stadiumin e Zveçanit. /Indeksonline/