09:07 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Serbët duan marrëveshje që mundëson aneksimin e veriut dhe paralizimin e jugut”

Edhe pse parashihej që takimi i Parisit të mbahej me datën 1 korrik, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kjo pasi ky takim është anuluar. Sipas profesorit dhe analistit, Milazim Krasniqi ky takim është anuluar për një arsye të vetme, Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë nuk duan marrëveshje me Kosovën, në bazë të realitetit që ekziston.

Sipas tij ata duan marrëveshje që mundëson aneksimin e veriut dhe paralizimin e jugut, marrëveshje që hap rrugën e copëtimit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Takimi i Parisit eshte anuluar per nje arsye te vetme: Vuciqi dhe qeveria serbe nuk duan marreveshje me Kosoven, ne baze te realitetit qe ekziston. Duan marreveshje qe mundeson aneksimin e veriut dhe paralizimin e jugut, marreveshje qe hap rrugen e copetimit te Kosoves. Marreveshje qe amneston gjenocidin serb. Marreveshje qe hap rruge per krjiminin e Serbise se Madhe, duke shkeputur edhe Republika Srpskan. Pra eshte programi i krimineleve te vjeter. Nese nuk duan ta kuptojne kete gje kaq te thjeshte, Merkeli, Makroni e te gjithe te tjeret, mund te behen kontribuues te destabilizimit te vete Evropes. Ata duhet ta mbyllin lojen me zjarr, e jo t i fryejne zjarrit.