09:35 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Serbët e bëjnë “lëmsh” edhe shtetin më të sigurt, në Evropë

Tifozët serb kanë bërë probleme në çdo ndeshje ku kanë shkuar si mysafir.

Dhunë, zhurmë, përleshje dhe thirrje nacionaliste kanë bërë edhe para ndeshjes së Ligës së Kampionëve në Bern kundër Young Boys.

Tifozët e Zvedës kanë bërë për spital pesë qytetar zviceran gjatë marshimit drejtë stadiumit, shkruan Indeksonline.

Ata gjithashtu kanë thyer dhe kanë mbushur rrugët e qytetit me shishe të pijeve.

Blick raporton se edhe pas lojës ka pasur probleme. Largimi i spektatorëve u zvarrit deri pas mesnatës.

Në incidente të ndryshme, një grua dhe një burrë u plagosën afër stadiumit. Edhe ata duhej të dërgoheshin në spital, sipas njoftimit për media të dërguar nga policia kantonale në Bern gjatë natës të enjten. Rreth lojës, gjithsej pesë persona janë lënduar.  /IndeksOnline/