75 Mall Live Search
11:12 / E Diele, 16 Janar 2022 / LB

Serbët e Kosovës me autobusë të organizuar, nisen drejtë Serbisë për referendum

Sot, në Serbi po organizohet një referendum për disa ndryshime kushtetuese lidhur me sistemin gjyqësor.

Fillimisht ishte kërkuar nga institucionet e Kosovës që ky referendum të mbahet edhe në Kosovë.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga gjithë spektri politikë në vend.

Në anën tjetër, Indeksonline ka siguruar një fotografi ku shihen disa autobusë të cilët po i dërgojnë serbët e Kosovës për të marrë pjesë në këtë referendum.

Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka vendosur që serbët nga Kosova do të mund të votojnë në referendumin e Serbisë në qendrat e votimit në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë.

Ndërsa sot në orët e hershme të mëngjesit është organizuar një protestë prej rreth 100 personave në veri të vendit, ku është kundërshtuar vendimi i institucioneve të Kosovës përkitazi me këtë çështje.

Kujtojmë se një ditë më parë edhe Kuvendi i Kosovës e ka nxjerrë një rezolutë që ndalon organizimin e këtij referendumi kushtetues të Serbisë brenda territorit të Kosovës. /Indeksonline/