20:40 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / OSH

Serbët e Kosovës të gatshëm për referendum

Banorët e komunës së Shtërpcës janë shprehur të gatshëm për të marrë pjesë në votimet për referendumin e Serbisë.

Ata deklaruan se duan të bëhen pjesë e këtij votimi meqë bëhet fjalë për sistemin e drejtësisë, teksa disa prej tyre thanë se ende llogarisin se janë pjesë e Serbisë.

Këta kundërshtojnë qëndrimet e institucioneve të Kosovës duke u thirrur në të drejtën qytetare për të votuar.

Por, ka edhe nga ta që nuk janë të interesuar meqë konsiderojnë se nuk iu hyjnë në punë ndryshimet që bëhen në Serbi meqë jetojnë larg nga atje.