75 Mall Live Search
12:36 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / C E

Serbët e “vjedhin” shiritin e Ronaldos, do ta shesin në ankand për ta shëruar një foshnjë

 Cristiano Ronaldo ishte shumë nervoz në minutat e fundit të ndeshjes kundër Serbisë, kur gjyqtari nuk i pranoi golin edhe pse topi kishte kaluar vijën.

Sulmuesi i Juventusit e hoqi shiritin e kapitenit dhe e përplasi në tokë në shenjë revolte për këtë veprim, shkruan Indeksonline.

Një punëtor i stadiumit e mori shiritin e lënë në tokë nga Ronaldo dhe ia dhuroi një organizate për fëmijë, e cila po kërkonte fonde për një foshnjë serbe gjashtëmuajshe, Gavril Durdeviq, me atrofi muskulore kurrizore.

Për trajtimin dhe operimin e saj duhen 2.5 milionë euro.

Kjo organizatë e ka vënë byzylykun në ankand për tri ditë dhe gazeta serbe Telegraf ka raportuar se në orët e para ajo tashmë ishte bërë një rekord kombëtar për sa i përket ankandit të pajisjeve sportive dhe nuk duket se do të ketë probleme për të arritur shifrën që ka nevojë për Gavrilin. /IndeksOnline/