75 Mall Live Search
10:51 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / FR

Serbët fillojnë të mblidhen për Vidovdan, Policia me super-siguri

Serbët do të shënojnë sot festën e Vidovdanit në Gazimestan, në periferi të Prishtinës, ku tradicionalisht zhvillohen tubime dhe aktivitete përkujtimore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e manifestimeve dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Lidhur me manifestimet e ‘Vidovdan-it’, të cilat pritet të mbahen më 28 qershor 2025, Policia e Kosovës (PK), me kohë ka ndërmarrë masat planifikuese dhe operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar”, thuhet në njoftim.

Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit që të manifestojnë në mënyrë të qetë dhe të shmangin çdo provokim që mund të prishë rendin dhe qetësinë publike.

IndeksOnline ka siguruar pamje ku vërehet se grupe qytetarësh serbë kanë filluar të mblidhen në afërsi të Gazimestanit, nën masa të shtuara të sigurisë./IndeksOnline/