75 Mall Live Search
17:50 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Serbët kundërshtojnë deklaratat e Avni Arifit, thonë se s’ka vazhdim të dialogut në shkurt

Ekipi negociator i Serbisë ka mohuar se do të ketë vazhdim të dialogut me palën kosovare në Bruksel, ashtu siç tha  kreu i delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi.

Sipas artikullit të agjencisë së lajmeve Tanjug, ekipi negociator i Serbisë kanë bërë të ditur sot se janë të pavërteta pohimet e Arifit për mundësinë e vazhdimit të dialogut në fund të shkurtit.

Arifi më herët gjatë ditës, deklaroi për Indeksonline se “datë të saktë nuk ka mirëpo shpresoj që në fund të muajit shkurt do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi”.