Serbët mblidhen në Beograd në kujtim të Oliver Ivanoviqit
Shumë serbë që protestuan ditëve të fundit kundër qeverisjes së Aleksandar Vuçiq, sonte janë bashkuar për të përkujtuar një vjetorin e vrasjes së ish-liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Mijëra serbë u mblodhën sonte në Beograd për të përkujtuar Ivanoviqin, vrasja e të cilit nuk është zbardhur ende.

Serbët ecën dy kilometra në kujtim të politikanit të vrarë me parulla në të cilat thuhej se deri në fund të jetës ai luftoi për paqe dhe bashkëjetesë të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
Gjatë marshimit, protestuesit ndezën drita të shumta, por edhe qirinj.
Përpos kësaj, policia u përpoq t’i ndalonte ata që të grumbulloheshin jashtë sheshit ‘Shën Sava’ ku po bëhen përgatitjet për ceremoninë e mirëpritjes së presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndryshe Ivanoviq u vra para zyrës së tij në Mitrovicë të veriut, përderisa autoritetet kosovare kanë deklaruar se janë duke punuar vazhdimisht në zbulimin e këtij rasti./Indeksonline/




