Serbët mblidhen në Gazimestan, Policia e Kosovës po mbanë situatën nën kontroll

Për çdo 28 qershor një pjesë e rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë bllokohet. Aty shtohet edhe numri i policëve.
Edhe këtë të hënë serbët kanë filluar të vijnë për festën e njohur si Vidovdani, që zhvillohet tek monumenti në Gazimestan, afër Obiliqit.

Një numër i konsiderueshëm i serbëve kanë filluar të vijnë në këtë ceromoni, derisa disa nga ta kanë arritur me vetura edhe nga Serbia.

Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po kontrollon situatën. Pak metra më larg ndodhet edhe KFOR-i që po monitoron situatën.

Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e 631-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar./Indeksonline/