15:50 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Serbët mburren me disa detaje nga Këshilli i Sigurimit në OKB

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Chepurin, komentoi në Twitter një detaj nga takimi i djeshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB mbi Ushtrinë e Kosovës.

“Ne kemi vërejtur se Aleksandar Vuçiq u shfaq me tabelën “Serbia”, si dhe përfaqësues të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Rusi, Kinë, SHBA, etj.) ndërsa Hashim Thaçi – pranë tabelës kishte të shkruar Hashim Thaqi” shkruan Chepurin, transmeton IndeksOnline.

Gjithashtu, ajo që vuri në dukje Daçiq ishte se Thaçit i referoheshin me ‘zotëri’, ndërsa Vuçiçin e quanin ‘president’.

“Ne e bëmë edhe njëherë atë që duhej të bënim, vumë në dukje shkelje të Rezolutës 1244 duke paralajmëruar për vështirësitë dhe pasojat e mundshme për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe i bëmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të parandaluar masat e Prishtinës” tha Daçiq, duke shtuar se nuk ishte realiste të pritej që kjo të ndodhte. Megjithatë, ajo që ai komentoi ishte se në seancën e Këshillit të Sigurimit Vuçiç-it po i drejtoheshin “Presidentit Vuçiq” dhe Thaçit me “Z. Thaqi”.