Serbët me fanella të Zvezdës e pësojnë keq në Kroaci, njëri detyrohet të gjuhet në det
Katër sportistë serb me fanella të Crvena Zvezdes janë sulmuar në orët e pasditës në Riva të Splitit.
Atyre iu ishte kërkuar që t’i largonin simbolet e klubit serb nga veshjet e tyre, gjë të cilën ata nuk kishin pranuar ta bëjnë.
Tre prej lojtarëve ikën ndërsa njëri i shpëtoj rrahjes duke u hedhur në det, transmeton IndeksOnline.
Në vend që të largonin ato simbole, sportistët serbë kishin kërkuar që të largoheshin nga ajo kafene. Personat që e shkaktuan incidentin nuk i lejuan ta bëjnë këtë gjë dhe filluan t’i sulmojnë.

Mediat serbe raportojnë se lojtari i cili u gjuajt në deti ishte portieri Aleksander Krajl dhe ai doli nga uji vetëm në atë moment kur erdhi policia.
Autoritet përgjegjëse në Kroaci kanë bërë të ditur se personat që e kishin shkaktuar këtë incident ishin të armatosur me thika dhe shkopinj të ndryshëm druri.
Sic raporton Index.hr ka të bëjë me lojtarët e “water polos” të cilët kanë pasur të luajnë kundër Mornar në Split, por pas incidentit u kthyen në Beograd. /IndeksOnline/