16:00 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Serbët në Beograd protestojnë kundër bukëpjekësit shqiptar

Dhjetëra protestues u mblodhën të dielën të protestojnë kundër pronarit të furrës “Roma”, në qytezën Borça të Serbisë, që është cak i ultra-nacionalistëve serbë.

Bukëpjekësi Mon Gjuraj, është me përkatësi etnike shqiptare dhe protestuesit kanë bërë thirrje që ta bojkotojnë dhe të mos blejnë produktet në furrën e tij.

Me pankarta “Nëse nuk ka respekt, nuk ka as vend pune” dhe flamuj serbë, protestuesit kanë marshuar pranë furrës së bukës në Borça, transmeton rel.

Më 27 prill, një grup i serbëve ishin mbledhur në furrën e bukës duke brohoritur slogane për Kosovën. Sipas raportimit të medieve lokale, ata kishin vendosur një kokë të derrit në veturën e tij dhe kishin ndaluar blerësit të hyjnë apo të dalin nga objekti. Ky kundërshtim vie pas një fotografie të postuar më herët në Facebook, ku Gjuraj kishte bërë një shenjë kombëtare shqiptare me duar.

Organizatat joqeveritare dhe opozita në Beograd kishin dalë në përkrahje të bukëpjekësit. /Indeksonline/