Serbët në Jarinje, gazetarit kosovar: Alo…, mos na inçizo!

Janë bërë tri ditë që kur Kosova ka filluar të zbatojë masën e reciprocitetit me Serbinë për targat.
Rrugët të cilat çojnë në Jarinjë, ashtu si edhe në pikëkalimin tjetër kufitar Bërnjak, vazhdojnë të jenë të bllokuara me makineri të rënda që janë vendosur nga protestuesit serbë.
Në videon më poshtë shihet se si serbëve ju pengon incizimi i reporterit kosovar (të ekonomia online).
Nata në pikëkalim kufitar në Jarinjë ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident, derisa numri i protestuesve ka qenë i vogël.
Numri i protestuesve, që gjatë natës janë ndërruar me grupe, është rritur në mëngjes ku tashmë një numër më i madh i tyre po qëndron rreth zjarrit që e kanë ndezur gjatë natës.
E gjithë situata gjatë natës është përcjellë, pos nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës edhe nga KFOR-i të cilat kanë patrulluar edhe me helikopterë.