75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Serbët nga paniku dalin në sheshin kryesor në veri të Mitrovicës

Dhjetëra qytetarë janë parë në sheshin kryesor në veri të Mitrovicës, përcjellë Indeksonline.

Ata i janë përgjigjur alarmit të lëshuar që nga orët e para të mëngjesit.

E gjithë kjo, ndërlidhet me aksionin e Policisë së Kosovës në këtë pjesë të Kosovës, e cila ka rezultuar me dhjetëra persona të arrestuar.

Ky operacion i PK-së ka hasur në rezistencë të armatosur nga serbët e që ka rezultuar me dy policë të plagosur por për të cilët raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë. /Indeksonline/