75 Mall Live Search
14:24 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Serbët ngritin monumentin e kriminelit Drazha Mihajlloviq, reagon Ambasada amerikane

Ambasadës së SHBA në Sarajevë ka reaguar ndaj ngritjes së monumentit të kriminelit serb Drazha Mihajlloviq në Bileqa, duke thënë se ajo nuk kontribuon në ndërtimin e paqes në Bosnjë.

“Politika e nacionalizmit nuk mund të sjellë siguri dhe prosperitet në Bosnje dhe Hercegovinë. Kremtimi i një organizate nacionaliste dhe një individi, si Lëvizja Ravnica Cetinje dhe udhëheqësi i saj Drazha Mihailoviq, minojnë ndërtimin e besimit te njerëzit në BeH, minon stabilitetin dhe përshpejton eksodin e qytetarëve “, tha Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Ambasadës së SHBA-së.

Ambasada amerikane apelon qytetarët të zgjedhin një rrugë të përbashkët për të ardhmen.

“Pajtimi dhe bashkëjetesa janë çelësi për ndërtimin e një Bosnjë dhe Hercegovinë të qëndrueshme dhe të sigurt që mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të zgjedhin një rrugë të përbashkët përpara për të ardhmen, në vend që të krijojnë ndarje të mëtejshme duke rishikuar të kaluarën”, thuhet në reagimin e ambasadës.