12:59 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Serbët nisin festën në Gazimestan me flamurin grek e rus

Serbët janë mbledhur në Gazimestan për të festuar Vidovdanin.

Siç shihet në këto fotografi të Indeksonline, serbët kanë nisur festën edhe me flamurin grek e rus.

Si çdo herë tjetër, ky manifestim po mbahet nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

Në këto foto të Indeksonline, shihet pjesëtarë të Policisë duke menaxhuar situatën, në mënyrë që festa të kaloi pa incidente.

Ndryshe, në veri është edhe Drejtori i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Mirëpo, nga MPJ kanë bërë të ditur se ai ka leje të vizitojë vetëm qendrën e studentëve./Indeksonline/