Serbët nuk po e harrojnë turpërimin që iu bëri, “hanë” për Granit Xhakën
Grannit Xhaka është duke kaluar në një moment jo të mirë te skuadra e Arsenalit.
Ylli shqiptar ka pasur një përplasje me tifozët e skuadrës së tij në fundjavë pasi që ky u zëvendësua nga trajneri.
Këtë situatë nuk kanë lënë pa e përdorur për shantazhe ndaj tij mediat serbe, shkruan Indeksonline.
Gazeta fqinje “Kurir” ka shkruar një artikull për mesfushorin e Zvicrës duke e quajtur kokëfortë.

“Provokuesi shqiptar me veprimin e ri ka zemëruar tifozët e Arsenalit. Kjo kokëfortësi e tij kurrë nuk do t’i falet. Pas kësaj mund të pasojë vetëm fundi”, shkruan mediumi serb në mes të tjerash.
Serbët si duket nuk e kanë harruar ende turpërimin që Xhaka së bashku me Shaqirin i bënë në Kampionatin Botëror në shtëpinë e “nënës” së tyre, në Rusi. /IndeksOnline/