75 Mall Live Search
12:35 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Serbët përsëri protestojnë në Shtërpcë, kësaj radhe tregohen paqësor

Mbi dhjetëra serb u mblodhën sot në një vend të quajtur Obrek në Shtërpcë për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali.

Sipas banorëve serb, ky hidrocentral i cili do të rrezikonte furnizimin me ujtë në këtë vend, shkruan Indeksonline.

Përkundër përpjekjeve të investitorëve privat, serbët kanë vendosur të qëndrojnë të palëkundur nga kërkesa e tyre.

Edhe dje banorët dolën në protestë, ku u përplasën me policinë. Protesta e sotshme ishte paqësore.

Të hënën pritet të ketë takim me përfaqësues nga qeveria, policia lokale dhe gjyqësia për zgjidhjen e problemit.

Ndërtimi i një hidrocentrali ishte tentuar të bëhej edhe vitin e kaluar. Edhe gjatë vitit të kaluar banorët kishin protestuar, duke detyruar komunën për tërheqje të vendimit./Indeksonline/