Serbët protestojnë me pankartat “Ne kemi një shtet – Serbinë”

Në Veri të vendit është duke u protestuar, pas shkarkimit të ish-drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, Nenad Gjuriq.
Qindra serbë janë mbledhur për të protestuar, teksa në duar mbajnë pankarta me mbishkrimet “Kosova është Serbi”, “Unë jam serb dhe gjithçka këtu është e imja”, “Ne kemi një shtet – Serbinë”, “Kurti nuk do të na nënshtrojë”, “Sot Nenad Gjuriq, nesër çdo serb në Kosovë e Metohi!”, e të tjera.




Teksa organizatorët po mabjnë fjalime, ata po i referohen Republikës së Kosovës si “Kosova me Metohi”.
Nga Lista Serbe dhe serbët e Veriut është kërkuar që të tërhiqet vendimi për targa, te formohet Asociacioni i Komunave si dhe të caktohet një komandat serb në Veri.
Ndërkohë, kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqje nga detyrat e tyre, teksa gjatë ditës së djeshme, serbët pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dorëzuar uniformat zyrtare./Indeksonline/