Serbët protestojnë në festivalin ku ka artistë dhe gazetarë nga Kosova
Dhjetëra serbë kanë protestuar në kohën kur ka nisur festivali “Miredita Dobar Dan”.
Ata me me këngë patriotike serbe kanë penguar festivalin ku po paraqitet kultura kosovare, raporton Reporteri.
Për të mbajtur situatën nën kontroll kanë dalë një numër i shtuar i policisë.
Në këtë festival po marrin pjesë një numër i madh i artistëve dhe gazetarëve nga Kosova me synim të bashkohen komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuojë në arritjen e një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve.