Serbët protestojnë në Graçanicë, kërkojnë zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit
Protesta ‘1 nga 5 milionë’, e cila ka disa muaj që po organizohet në qytete të ndryshme në Serbi, sot u organizua edhe në Graçanicë.
Qytetarët u mblodhën afër stacionit të policisë në qendër të këtij qytetit.
Ata po protestojnë kundër pushtetit të presidentit Aleksandr Vuçiq dhe zbardhjen e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Organizatori i protestës Branislav Markovic u ka bërë thirrje qytetarëve për të protestuar derisa të zbulohen vrasësit e Oliver Ivanoviqit.
Ata po kërkojnë nga autoritetet që të zbulohet se kush qëndron prapa vrasjës së politikanit serb Ivanoviç./Indeksonline/