Serbët që bllokuan furrën shqiptare në Beograd, i vendosin kokën e derrit në tavolinë
Disa serb kanë bllokuar sot punën e një furre, pronë e një shqiptari në Borçë të Beogradit.
Ata me letra në duar ku shihet harta e Kosovës nën flamurin serb, kanë mbushur vitrina e këtij lokale, në pjesën e saj të jashtme.
Po ashtu, ata kanë vendosur edhe një kokë të prerë të derrit mbi raftet brenda furrës.

“Sapo është bllokuar furra e shqiptarëve në Borçë, për të shkak të propagandimit të Shqipërisë së Madhe. Stop prodhimeve shqiptare në Serbi”, thuhet në tekstin e një përshkrimi në një faqe në Instagram, që ka postuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes. “Harmonia është disfatë e djallit”, thuhet më tej aty. Ky postim ka marrë dhjetëra mesazhe përkrahëse nga serbët e tjerë. /Indeksonline/