11:53 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Serbët s’bëhen rehat në Veri: Vjedhje, rrahje…!

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Mitrovicën veriore kanë ndodhur disa vjedhje dhe një rrahje mes femrave.

Në rrugën “Knjaz Millosh” është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti  me forcë ka depërtuar në brendinë e lokalit dhe nga aty ka vjedhur: një telefon mobil, dy orë dore dhe 340 (treqind e katër dhjetë )€ para të gatshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në rrugën “Kral Petri i Parë” policia ka prangosur një shtetas të Serbisë, pasi që i njëjti në automjetin e  ankuesit i ka vjedhur çantën me dokumente personale dhe një shumë parash.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër është në rrugën “Kollashinit” ku një femër serbe ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshja është sulmuar fizikisht nga  e dyshuara femër serbe. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në raportin 24 orësh të policisë është treguar edhe për arrestimin në rrugën “Stojan Prote” të Zveçanit.

Në lidhje me rastin është raportuar se me 25.10.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull-Boshnjak shtetas i Serbisë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. /Indeksonline/