75 Mall Live Search
21:01 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / AR

Serbët shpojnë me plumba tabelën kufitare në Podujevë

Tabela kufitare e vendosur në fshatin Bervenik të Komunës së Podujevës është dëmtuar.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar pamje të tabelës ku shihet e shpuar disa herë me plumba të kalibrit të madh.

Ata thonë se tabela është e shpuar nga ana e kufirit të Serbisë.

Tabela që tregon zonën kufitare është vendosur nga KFOR-i.

Fotografia është bërë më datë 12 qershor 2021.