Serbët s’janë për futboll, thirrje anti-Kosovë edhe në Ligën e Kampionëve
Në Helsinki të Finlandës po zhvillohet ndeshja kthyese e fazës së tretë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
HJK është nikoçir i skuadrës serbe, Crvena Zvezda, shkruan Indeksonline.
Tifozët serb edhe këtë ndeshje e kanë shfrytëzuar për të bërë propagandë politike.
Ata kanë shpalosur banere me hartën e Kosovës dhe flamurin serb në mes.
Kujtojmë se Zvezda është në epërsi prej 2-0 pas ndeshjes së parë në Beograd.

Por në stadium të pranishëm janë një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptarë të cilët me veti kanë marrur edhe flamuj të Kosovës si dhe Shqipërisë . /Indeksonline/