75 Mall Live Search
12:19 / E Diele, 26 Shtator 2021 / OSH

Serbët s’ndalen me provokime, një tjetër aeroplan fluturon mbi Jarinjë

Një aeroplan serb ka fluturuar sërish  përreth pikës kufitare në Jarinje.

Protestuesit serb i kanë duartrokitur aeroplanit i cili nga lart po vëzhgonte situatën e krijuar tash e sa ditë në veri të vendit, raporton Indeksonline.

Masa e reciprocitetit për targat e vendosur shtatë ditë më parë po përcillet me protesta nga ana e qytetarëve serbë të cilët në shenjë revolte kanë bllokuar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Për situatën e krijuar në veri, sot kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e PDK-së dhe LDK-së, të cilët  shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tonë./Indeksonline/