Serbët të frikësuar, Mogherini po na fut në kurth për Kosovën
Deklarata e përfaqësueses së lartë të BE-së, Frederica Mogherini se zgjidhja e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të verifikohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara tregon për një drejtim të ri në zgjidhjen e këtij problemi e i cili nënkupton ndryshimin e rezolutës 1244 të KS të KB”, ka deklaruar sot kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë Millovan Drecun.
“Pra, ajo flet për vazhdimin e bisedimeve, për atë se bisedimet duhet kaluar në nivel tjetër, në esencë ndryshe nga këto të cilat i kemi pasur deri tani”, ka thënë Drecun për televizionin serb RTS.
“Zonja Mogherini flet mbi atë se bisedimet do të jenë në lidhje me statusin e Kosovës, pra janë ngritur në nivel më të lartë, se ato duhet të jenë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe se duhet të verifikohen në Këshillin e Sigurimit të KB”, ka thënë Drecun.
Siç ka thënë, “kjo tregon për mundësinë se zgjidhja përfundimtare do të jetë ndryshe nga rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, dhe se ajo duhet ndryshuar dhe për këtë është i nevojshëm miratimi KS i KB”.
Ai gjithashtu ka shprehur “frikën” se “në gjithë këtë situatë ekziston edhe një kurth i cili ka të bëjë me atë se zgjidhja duhet të jetë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare”.