75 Mall Live Search
19:06 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Serbët të pakënaqur me pushtetin e Vuçiqit, nisin protestën në Beograd

Protesta 1 në 5 milionë e cila po mbahet çdo të shtunë në Serbi, ka filluar edhe sot në Terazije.

“Këto protesta janë një mësim për të gjitha autoritetet e ardhshme që ato kurrë nuk do të jenë në gjendje të uzurpojnë pushtetin. Dhe tani po i drejtohemi opozitës”, ka thënë Cedomir Cupiç, shkruan ‘Blic’, transmeton Indeksonline.

Protesta sa ka filluar dhe njerëzit janë mbledhur për të shprehur paknaqësitë me pushtetin aktual dhe me Presidentin Aleksander Vuçiq.

Protesta e parë u mbajtë me 30 nëntor në Krushevc, dhe tani po mbahet çdo të shtunë.

Në fillim, protestat në Beograd mbanin emrin “Stop Shirts Bloody”, kështu që pas disa ecjeve fjala kryesore u bë “1 në 5 milionë”.

Organizatorët e protestës po kërkojnë gjithashtu gjetjen e autorëve të vrasjes së politikanit, Oliver Ivanoviç.

Ndër kërkesat e tjera janë edhe dorëheqja e Nebojsha Stefanoviqit, Ministrit të Policisë, Dragan Bujosheviq, Drejtorit të RTS dhe redaktorit të RTS, Nenad Lj. Stefanoviç, dhe kërkoi Ministri i Arsimit Mlladen Sarçeviç. Pastaj, u bë një kërkesë për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë Zlatibor Lonçar./Indeksonline/