Serbët vendosin barrikada në hyrje-daljet e Leposaviqit (Foto)

Serbët lokal kanë nisur vendosjen e barrikadave në hyrje dalje të Leposaviqit, transmeton IndeksOnline.
Një grup serbësh janë mbledhur sot afër objekteve të komunave në veri për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të sapo zgjedhur në zyre.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar masat e sigurisë për të siguruar një ambient të qetë për kryetarët e rinj.

Pak më parë protestuesit në Zveçan shkatërruan disa automjete të Policisë së Kosovës ndërsa u dëgjuan edhe të shtëna armësh./IndeksOnline/