Serbët vendosin stikersa në veturat e KFOR-it dhe Policisë me mbishkrim “për liri deri në frymën e fundit”

Disa serbë të mbledhur në Graçanicë për të festuar Vidovdanin, kanë vendosur stikersa në automjete të KFOR-it dhe të Policisë.
Stikersat me mbishkrimin “për liri deri në frymën e fundit” janë ublikuar më pas edhe në rrjetin social telegram.
Rikujtojmë se situata e sigurisë është e qetë në Graçanicë ku po vazhdon ceremonia për shënimin e festës së serbëve e njohur si Vidovdani.
Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX po e monitorojnë gjithë situatën në këtë zonë./IndeksOnline/