Serbët vijnë në Kosovë për festë, bëjnë thirrje nacionaliste

Serbët në Kosovë festojnë sot krishtlindjet ortodokse, e atyre u janë bashkuar edhe qytetarë nga Serbia, të cilët janë mbledhur në fshatin Kllokot.
Në disa video që po qarkullojnë në rrjete sociale, serbët shihen ta kenë eskaluar festën, e cila nuk është vetëm fetare.
Ata dëgjohen duke bërë thirrje nacionaliste kundër shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve.
“Mbështetje për Kishën e Zotit në Mal të Zi për ruajtjen e shenjtorëve dhe besimit ortodoks nga banorët e fshatit Klokot nga Kosova dhe Metohija. Paqja e Zotit, Krishti ka lindur!”, ka shkruar një serb që e ka publikuar videon.
Gjithashtu, ata këngët e tyre nacionaliste i kanë shoqëruar me simbolin e tre gishtave. /IndeksOnline/