75 Mall Live Search
16:27 / E Martë, 20 Gusht 2024 / MSH

Serbët vijojnë aplikimin për konvertim të patentë shoferëve, nga ilegal në “RKS”

Ndonëse më 9 gusht ishte afati i fundit për konvertim të patentë shoferëve, nga ilegal serbë në ata të Republikës së Kosovës, qytetarë të komunitetit serb po vijojnë me procesin e konvertimit.

Sipas zëvendësdrejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, nga fillimi i afatit e deri më tani, janë bërë gjithsej 6100 aplikime.

Vetëm gjatë ditës së sotme, në Leposaviq kanë aplikuar 28 shoferë, në Zveçan 7 e në Mitrovicë të Veriut 6.

Kërkesat për konvertim të patentë shoferëve sot janë paraqitur edhe në Zubin Potok (3), Mitrovicë (4), Gjilan (2), Kamenicë (2), Novobërdë (2), dhe nga një qytetar është paraqitur në Obiliq, Pejë e Prishtinë.