75 Mall Live Search
12:07 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Serbët votojnë me dokumente të Kosovës në zgjedhjet në veri

Në katër komunat me shumicë serbe në veri janë duke u mbajtur zgjedhjet e parakohshme për kryetarët të këtyre komunave, përcjellë Indeksonline.

Këto zgjedhje erdhën si rezultat i dorëheqjes së katër kryetarëve pas taksës 100% për produktet nga Serbia të vendosur në fund të viti të kaluar nga Qeveria e Kosovës.

Përkundër kësaj, në këto zgjedhje është vërejtur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të interesuar për të votuar.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor deri në ora 11:00 kanë votuar 9 mijë e 361 qytetarë.

E për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, qytetarët  e komunave me shumicë serbe janë duke përdorur kryesisht dokumentet e Republikës së Kosovës.

Ekipi i Indeksonline është duke qëndruar në veri që nga hapja e vendvotimeve dhe nga qendra e votimit në shkollën teknike sjellë pamjet e qytetarëve serbë duke votuar me dokumente të Kosovës. /Indeksonline/