75 Mall Live Search
08:34 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Serbët ‘zbulojnë’ qëllimet e Trumpit me përfshirjen e Amerikës në dialog

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump së fundi i ka dërguar letër presidentit të Kosovës- Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksander Vuçiq për përfshirjen në dialog.

Por, pas kësaj Serbia ka kërkesë që në dialog të jenë Kina dhe Rusia.

Gazeta serbe “Blic” shkruan sot duke u thirrur në “burimet diplomatike”, se Amerika ka tri synime kryesore për përfshirjen në dialog.

E para është që ta kapërcejë rolin e BE-së, e dyta zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe e fundit largimi i Rusisë nga loja në Ballkan.

Madje Rusia përmendet si një nga arsyet kryesore edhe për letrën e fundit nga presidenti amerikan.

“Është e rëndësishmë që të arrihet një marrëveshje, pasi kjo do të thoshte një hap të madh drejt BE-së për Serbinë, dhe me zgjidhjen e këtij problemi hapet rruga për vazhdimin e integrimit evropian. Kur ndodh kjo, atëherë Amerika do të zvogëlojë ndikimin rus dhe do të hapej rruga për b ashkëpunim në NATO. Ata e dinë se vitin e ardhshëm BE-ja nuk do ta ketë në qendër Ballkanin, pasi mbahen zgjedhjet. Ndryshe Amerika po tenton zbehjen e ndikimit rus”, thonë burimet e gazetës serbe.

Ndryshe në letrën e presidentit amerikan, thuhej që Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.