75 Mall Live Search
14:51 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Serbëve s’iu hiqet nga mendja aksioni i policisë në veri, publikojnë pamje të reja

Mediat serbe po vazhdojnë t’i publikojnë pamjet e aksionit të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Zyrtari rus i UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchenkov, i cili dyshohet se ishte infiltruar te serbët që po pengonin Policinë e Kosovës në aksionin në Zubin Potok, nuk kaloi mirë me përfaqësuesit e rendit.

Krasnoshchenkov, ditën kur Policia e Kosovës realizoi aksion në pjesën veriore të vendit, bllokoi rrugën duke penguar ata të kryenin punën e tyre, i cili u arrestua nga Policia.

Pamje nga arrestimi i zyrtarit rus janë publikuar të mërkurën nga televizioni i komunitetit serb në Kosovë, TV Most.

Krasnochenkov u shpall person Non Grata nga autoritetet e Kosovës pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj.