Serbi 28 vjeçar vrau nënën dhe plagosi gjyshen!
28 vjeçari Marko Puzic ka rrahur derisa vdiq nënën e tij, Desanka Puzic 63 vjeçare.
Përpos kësaj, serbi plagosi rëndë edhe gjyshen e tij, Vera, 86 vjeçare.
Sipas mediave serbe nëna ndërroi jetë menjëherë, kurse gjyshja u transferua në spital.

Fqinjët kanë deklaruar se nëna dhe gjyshja u munduan të ndalonin 28 vjeçarin të shkonte tek një i afërt me të cilin kishte mosmarrëveshje, transmeton Indeksonline.
I dyshuari kishte tentuar të rezistonte arrestimin dhe se uniformat e disa prej policëve e ishte bërë me gjak pas grindjes me të./Indeksonline/