Serbi: Arrestohet një i dyshuar për një vrasje në Kosovë
Autoritetet në Serbi kanë arrestuar sot një person, i cili ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, për kryerjen e disa veprave penale.
Siç raportojnë mediat serbe, i dyshuari në fjalë akuzohet të ketë kryer vrasje në Kosovë, teksa ishte arratisur edhe nga burgu.
I dyshuari është i lidhur me disa grabitje të kryera në zonën e Novi Pazarit, përfshirë dhe grabitjen e një banke.
Mediat serbe thonë se i dyshuari po fshihej herë në Novi Pazar e herë jashtë vendit, deri në momentin e kapjes së tij.

