75 Mall Live Search
11:10 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Serbi i dehur thyen xhamat e komunës së Zubin Potokut

Policia e Zubin Potokut ka marrë mbrëmë një njoftim se xhamat e derës hyrës të objektit të komunës janë thyer.

Personi që i ka thyer xhamat ishte një serb i cili veprimin e kishte kryer nën ndikimin e alkoolit.

Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim policor deri sa të këndellet dhe pastaj të lirohet.

Rasti po vazhdon të hetohet./Indeksonline/