75 Mall Live Search
08:47 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / MSH

Serbi sulmon zyrtarin policor në kufi

Në Merdare të Podujevës, një shtetas serb është arrestuar, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari fillimisht nuk kishte respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, e më pas ka sulmuar njërin prej tyre.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim.