75 Mall Live Search
08:58 / E Martë, 31 Tetor 2023 / L K

Serbi tentoi të kaloj kufirin me ryshfet, arrestohet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, shtetas i Serbisë, pasi tentoi të kalojë kufirin në Jarinjë duke i ofruar një shumë parash zyrtarit policor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që, i njëjti gjatë kontrollimit të dokumenteve, i ka ofruar zyrtarit policor një shume parash në këmbim që të lejohet ta kalojë kufirin përkundër që rimorkios së kamionit i kishte skaduar libreza e qarkullimit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, shkruan IndeksOnline.