13:03 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Serbia do të duhet të pajtohet ta njohë Kosovën”

Gazetari i njohur britanik, njëherit njohës i rrethanave ballkanike, Misha Glenny ka deklaruar se Serbia duhet të pajtohet me njohjen de facto të Kosovës si shtet i pavarur përpara se të pranohet në BE.

Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për Blicin serb, transmeton Klan Kosova.

Në pyetjen pse për vendet perëndimore kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Serbisë në BE, çështja e dialogut të Beogradit e Prishtinës është më i rëndësishëm se sa të drejtat e serbëve e të shqiptarëve, është përgjigjur:

“Nëse mendoni për të drejtat e serbëve e të shqiptarëve në Kosovë, atëherë këtë çështje BE do të duhej ta trajtonte me përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës për shkak të qëndrimit dominues në BE (ose në Gjermani e Francë ) që Kosova të trajtohet vend i veçantë Në këtë kuptim, ajo çfarë po ngjan në Kosovë nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në pozicionin e BE-së ndaj Serbisë. Megjithëkëtë, është tepër e qartë se Gjermania me shumicën përkrahjes në BE, ka vendosur që Serbia do të duhet të pajtohet de fakto me njohjen e Kosovës shtet i pavarur paka para se të pranohet në Bashkimin Europian”.