10:18 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën dy herë para se të hyjë në BE

Për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën të paktën dy herë, së pari në fushën e drejtësisë, e cila është një kërkesë në negociata dhe kur të merret garancioni do të bëhet pjesë e komunitetit, për ta sjellë atë me rregullat evropiane në zona të tjera, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

“Objektivi final i negociatave të anëtarësimit është që e drejta e vendit tonë për të qenë në përputhje me ligjin e BE-së, për të treguar se ne jemi në gjendje për të aplikuar atë të drejtë me ne”, ka thënë Presidenti I Forumit Lëvizjes Evropiane në Serbi, Vladimir Medak.

“BE-ja parasheh se Kushtetuta nuk duhet të jetë pengesë për realizimin e detyrimeve të shteteve anëtare. Çfarë kërkon BE-ja me ndryshimin e Kushtetutës është se gjykatat tona duhet të jenë të pavarura”, ka vazhduar ai./Indeksonline/