Serbia e frikësuar, thonë se po kushtëzohen me njohjen e Republikës së Kosovës

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq deklaroi se Serbia është në një situatë veçanërisht të vështirë, pasi rruga e saj evropiane kushtëzohet me njohjen e Republikës së Kosovës, ndonëse nuk përmendet askund në pozicionin negociator të BE-së, që, thotë ai, është rezultat i hipokrizisë së vendeve që e kanë njohur Republikën e Kosovës sidomos ato nga BE-ja.
“Kompleksiteti i kësaj çështjeje është i madh dhe Serbia është në një pozicion specifik, sepse kur ato vende e shikojnë Serbinë, ata shohin hipokrizinë, standardet e dyfishta dhe turpin e tyre në pasqyrë dhe nuk duan ta shohin këtë”, tha Brnabiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Ohër, ku mori pjesë në Forumin e Prespës.