75 Mall Live Search
17:20 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / Z S

Serbia e ndalon për disa minuta në Merdare avokatin Arianit Koci

Avokati Arianit Koci është ndaluar nga autoritetet e Serbisë në Merdare për afro 20 minuta për  “verifikim shtesë”.

Kjo u konfirmua nga vetë Koci për Indeksonline.

Avokati Koci një ditë më parë paralajmëroi nga Beogradi se rasti i Lozhanit po shkon në drejtim që kërkon reagim të menjëhershëm.

Ish-ushtari i UÇK-së,  Mit’hat Lozhani u arrestua të enjten, më 5 shkurt gjatë kalimit transit në Serbi./Indeksonline/