75 Mall Live Search
18:11 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Serbia është Kosovë!”

Tradicionalisht tifozët serbë kanë provokuar me parulla të ndryshme në ndeshjet e huaja, duke shkruar “Kosova është Serbi”.

Por në ndeshjen Bursaspor – Akhisar në Superligën e Turqisë, është parë një parullë jo e zakontë ku shkruhet “Serbia është Kosovë”.  

Afër mbishkrimit shihet edhe një flamur i Kosovës. Kjo ndodhi në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. /Indeksonline/