Serbia fiton derbin ballkanas
Serbia ka fituar me rezultat 2-1 derbin ballkanas ndaj Malit të Zi dhe pothuajse ka siguruar vendin e parë në Grupin 5 të Ligës C.
Të dy golat e vendasve erdhën në pjesën e parë, më saktësisht në minutat 30’ dhe 32’ me anë të sulmuesit Ljajiç dhe shokut të tij të repartit, Alexander Mitrovic.
Malazezët reaguan fuqishëm në pjesën e dytë dhe rihapën takimin në minutën e 70’ me golin e Mugosës, por nuk arritën të rikthejnë baraspeshën, falë edhe pritjeve të portierit serb.
Me këtë fitore Serbia ruan kreun në kuotën e 11 pikëve, me një tjetër ndeshje për të zhvilluar, ndërsa ndiqet nga Mali i Zi me 7 pikë dhe Rumania me 6, por me këta të fundit që kanë edhe dy takime për të luajtur. /IndeksOnline/