75 Mall Live Search
16:05 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / AR

Serbia fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për vaksinim kundër Covid-19

E ashtuquajtura zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të aplikojnë për vaksinim kundër Covid-19, transmeton Indeksonline.

Përmes një njoftimi nga kjo zyrë thanë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.

E imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë. Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.