75 Mall Live Search
16:23 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Serbia gjen trajnerin e ri, ishte bashkëlojtar me Fadil Vokrrin (Foto)

Kombëtarja e Serbisë është afër ta emëroj trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Dragan Stojkovic, transmeton IndeksOnline.

Stojkovic ka zgjatur kontratën me ekipin nga Kina, Guangzhou deri në vitin 2021, por ka marrë leje nga klubi që të nis negociatat me kombëtaren e Serbisë.

Ish-lojtari i njohur serb pritet ta zëvendësoj Slavoljub Muslin, dhe ta menaxhoj ekipin serb gjatë Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Vlen të përmendet se Stojkovic do të jetë menaxher i klubit nga Kina dhe njëkohësisht i Serbisë.

Kujtojmë se Stojkovic luajti së bashku me Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në shtetin e Ish-Jugosllavisë./IndeksOnline/