Serbia i bën thirrje Palestinës që të votoj kundër anëtarsimit të Kosovës në Interpol
Sekretarja e shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Biljana Popoviç Ivkoviç, ka biseduar me Ambasadorin e shtetit të Palestinës Mohamed Nabhan, mbi argumentet e Serbisë kundër rishikimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol.
Madje Ivkoviç, anëtarësimin e Kosovës në Interpol e quan edhe si organizatë policore, ku sipas saj Serbia do të luftojë që një organizatë e tillë të mos anëtarësohet në Interpol, transmeton Indeksonline.
Për këtë Ivkoviç, mori edhe mbështetjen e ambasadorit të Palestinës Nabhan, i cili tha se Palestiana do të jetë në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe Serbisë në çështjen e Interpolit.
Ndryshe, Kosova do të aplikojë përsëri për anëtarësimin e saj në Interpol, e cila është e drejtë e patjetërsueshme që të bëhet pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare./Indeksonline/